“Ike në lule të rinisë”, lot dhe mesazhe prekëse për babë e bir që vdiqën në aksident: O Zot pse i more

schedule21:03 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 21:03 - 27 Dhjetor, 2021

Vdekja e dyfishtë e babë e bir mbrëmjen e sotme në aksident në Rrugën e Kombit ka shkaktuar dhimbje jo vetëm te familja e Shkurt Prengës, por edhe miqtë dhe shokët e tij.

Aksidenti tragjik i ka prekur të gjithë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet prekëse dedikuar 33 vjeçarit Prenga dhe djalit të tij, vetëm 3-vjeç që ikën nga kjo botë.

E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga  bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende”.

O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes”. Këto janë disa nga mesazhet në Facebook për ngjarjen e rëndë.

Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali vdiq në vend dhe i ati në spital. Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

/ Abcnews.al