Një bandë shqiptare e akuzuar për 100 vjedhje është goditur në Francë.
Shqiptarët të cilët prej muajsh vidhnin shtëpitë e francezëve, fshiheshin në shtëpinë e një tjetër shqiptari.
Ky i fundit banonte vetëm pak metra larg stacionit të policisë. Pikërisht aty janë arrestuar nga policia 5 shqiptarët që bënin namin me vjedhje.
Njëri prej tyre tentoi të arratisej duke dalë nga ballkani. Tre policë shkuan pas tij dhe e prangosën para banorëve. /abcnews.al