Avokatët e themeluesit të WikiLeaks , Julian Assange kanë apeluar në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, me shpresën se do të pengojnë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, sipas një njoftimi të së fejuarës së tij.
Më 10 dhjetor, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte refuzuar ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara, ku ai akuzohet për zbulimin e mijëra dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike, kryesisht të lidhura me luftërat në Irak dhe Afganistan.
Autoritetet amerikane e akuzojnë 50-vjeçarin me origjinë australiane për komplot me qëllim hakerimin e kompjuterëve qeveritarë dhe shkelje të ligjit të spiunazhit në lidhje me publikimin e kabllogrameve konfidenciale përmes faqes Ëikileaks në periudhën 2010-2011.
Assange, 50 vjeç, u arrestua në Britaninë e Madhe në vitin 2019, pasi kaloi shtatë vite brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi për t’u përballur me akuzat për sulme seksuale, të cilat më vonë u hodhën poshtë.
Pavarësisht se ekstradimi i tij u bllokua, Assange i është refuzuar lirimi me kusht. Ai po mbahet në burgun Belmarsh të sigurisë së lartë në Londër.
/abcnews.al