Rusia dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, sipas një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin, duke kërkuar një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesës së Moskës për garanci të sigurisë, shkruan Reuters
Putin tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.
“Shpresoj se zhvillimi i situatës të vazhdojë të jetë pozitiv,” tha ai.
Rusia ndërkohë ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.Vendi gjithashtu ka deklaruar se kërkon disa premtime nga Perëndimi – duke përfshirë një premtim për të pezulluar aktivitetet ushtarake të NATO-s në Europën Lindore – sepse siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që NATO-s të mbrojë territorin ukrainas.
/abcnews.al