Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Organi i sigurisë amerikane do të hetojë Tesla-n, për luajtjen e lojërave në makinë

schedule03:54 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 03:54 - 23 Dhjetor, 2021

Një hetim ka nisur në SHBA, për gjysmë milioni makina të Tesla-s që janë të pajisura me ekran me prekje. Hetimi filloi pas një ankese të një përdoruesi që zbuloi që mund të luante lojëra në momentin që drejtonte makinën. Administrata e Sigurisë Rrugore në SHBA po kontrollon 580,000 makina të Tesla-s që janë prodhuar që nga viti 2017.

Kompania nuk ka bërë asnjë koment mbi hetimin e nisur raporton “BBC”. Makinat janë të pajisura me një sistem, i cili quhet Passenger Play dhe i lejon përdoruesit të luajë lojëra në ekranin me prekje. Sistemi paralajmëron përdoruesin, që kur mjeti është në lëvizje opsioni i lojës është i vlefshëm vetëm për pasagjerin dhe kërkon konfirmim për nisjen e lojës.

Administrata e Sigurisë Rrugore deklaroi se sistemi mund të shpërqendrojë shoferin dhe të rrisë rrezikun e një përplasjeje. Muajin e kaluar Vince Patton i cili është pronari i një makine Tesla publikoi një video në YouTube për sistemin Passenger Play. Ai bëri një denoncim te Administrata e Sigurisë Rrugore, pasi zbuloi që mund të luante në momentin që drejtonte mjetin.

Në fillim të muajit kompania Mercedes-Benz deklaroi e cila kishte zbuluar një problem në makinat e saj ku shoferët mund të shikonin televizor dhe të përdornin internetin në momentin që mjeti ishte në lëvizje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!