Burime pranë TodoFichajes konfirmojnë se Atletico Madridi është në kontakt të përhershëm me Diego Godin dhe nga klubi shpresojnë të jenë në gjendje ta rikthejnë atë në merkaton e dimrit.
Lojtari në një prononcim për Sport890 ka konfirmuar largimin e tij nga Serie A, por jo destinacionin e tij: “Po largohem nga Cagliari në janar. Këtu ka mbaruar pas shumë telashe. Po kërkoj një zgjidhje të re, pas 10 ditësh do të mund të flas për klubin tim të ri”.
Uruguaiani tashmë po negocion me Cagliarin formulën më të mirë për të ndarë rrugët e tyre dhe për të prishur kontratën që i lidh deri në vitin 2023. Në parim, synimi i klubit italian është të marrë diçka nga transferimi i tij, por uruguaiani synon të marrë letrën e lirisë për të zgjedhur lirisht fatin e tij.
Nga Atletico ata janë të vetëdijshëm për situatën dhe shpresojnë që ajo të zgjidhet përpara vitin 2022./abcnews.al