I vodhi me dhunë çantën e dorës 37-vjeçares, kapet autori në Korçë

schedule10:08 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 10:08 - 22 Dhjetor, 2021

Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi i mori me dhunë çantën një qytetareje.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale A.N. i cili ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Ndër të tjera mësohet se shtetasja me iniciale M.M. në çantë kishte ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti.

“I vodhi me dhunë çantën e dorës 37-vjeçares, identifikohet dhe vihet në prangat e policisë autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të shtetasit A. N., 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje). Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe sekuestruan sasia e lekëve dhe kartat e kreditit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!