Rama reagon ndaj qëndrimeve të Berishës për Thaçin

schedule10:33 - 1 Shkurt, 2019

schedule 10:33 - 1 Shkurt, 2019

Deklaratave kundër Presidentit të Kosovës të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me debatin për ndryshimet e kufijve me Serbinë i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë akuzon Sali Berishën se ka furnizuar me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

“Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan kryeministri Edi Rama në statusin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!