Lajmet e ditëve të fundit mbi tërheqjen nga futbolli të Sergio Agueros pas probleme që ky i fundit ka me zemrën kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
Argjentinasi pati vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor, ndërsa nga vizitat mjekësore doli që 33-vjeçari ka çrregullime në aritmi.
Aguero ditën e sotme do të dali më një konferencë për mediat krah presidentit të klubit Joan Laporta, që do të mbahet ën “Camp Nou”, dhe pritet të japë vendimin e tij mbi pensionimin para kohë nga futbolli i luajtur.
Trajneri i Italisë, Roberto Manchini, i ka dërguar një mesazh ish-lojtarit të tij, ku së bashku kanë zhvilluar dy sezone 2011-2013 në skuadrën e Manchester City, Manchini si trajner ndërsa Aguero si lojtar.
“Më vjen shumë keq, i uroj të gjitha të mirat. Më vjen shumë keq të dëgjoj se ai po largohet kaq shpejt. Unë e desha atë në City, ai është lojtari i huaj me mesataren më të lartë të golave në Angli. Më vjen keq që ai duhet të largohet nga futbolli kaq shpejt”, është shprehur Manchini. /f.a/abcnews.al