Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Justin Bieber injoron kritikat, reagon pas performancës në Arabinë Saudite

schedule18:37 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 18:37 - 14 Dhjetor, 2021

Mijëra njerëz ndoqën koncertin e Justin Bieber më 5 dhjetor në qytetin e dytë më të madh të Arabisë Saudite, Jeddah. Këngëtari kanadez ishte në mesin e një grupi artistësh që performuan teksa Arabia Saudite priti Çmimin e Madh të Arabisë Saudite të Formula 1 në Jeddah.

Bieber këndoi disa nga hitet e tij më të njohura gjatë koncertit. Gruaja e tij modele, Hailey Baldwin, postoi një video mbështetëse në Instagram. Dhe këngëtari ndau së fundmi në rrjete sociale disa foto nga performanca e tij. “Faleminderit Arabia Saudite”, shkroi ai krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Koncerti u zhvillua edhe kur aktivistët e të drejtave të njeriut i kërkuan Bieber të anulonte performancën e tij. E fejuara e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, i kërkoi përmes një letre publike që të hiqte dorë nga koncerti.

Hatice Cengiz kërkoi të anulonte performancën për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm botës se emri dhe talenti i tij nuk do të përdoren për të rikthyer reputacionin e një regjimi që vret.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!