Emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan provon se zëri i ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi denoncuar më shumë se dy vite më parë ështe autentik. Emisioni investigativ bëri atë që refuzoi të kryej nga drejtësia e cila nuk ndërmori për Boçin një proces të rregullt gjyqësor.
Emisioni investigativ “Stop” në Televizionin “Klan” bën atë që drejtësia refuzoi ta kryej ndonëse e ka detyrimi ligjor. Vendosi t’i shkojë deri në fund çështjes se ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci i cili i kërkoi favore seksuale qytetares me iniciale R. I për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të saj dhe provoi autenticitetnin e zërit.
“Stop” dërgoi në një studio private të licensuar dhe të njohur ligjërisht nga shteti shqiptar audio- regjistrimin e Gucimtar Boçit denoncuar në Tetor të vitit 2016 dhe zërin e tij origjinal marrë nga regjistrimet e Gjykatës së Gjirokastrës gjatë seancave gjyqësore. Nga krahasimi i dy zërave rezultoi se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Zëri në audio-përgjim është ai i Guximtarit Boçit. Ekspertiza e kryer mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi. Drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra tha nuk do ta lërë me kaq.
“Sigurisht që ky akt-ekspertim do t’i shkojë KLGJ-së, prokurores Arta Marku, për dijeni Presidentit të Republikës e gjithë këtyre emrave, prokurores, gjyqtarëve të Apelit në Vlorë që nuk e bënin dot. Bashkangjitur me këtë, do t’ju çoj edhe 10 ose 15 ligje të laboratorëve shumë të mirë ku mund ta bënit akt-ekspertimin. Ky është në Tiranë, është një ekspert i licencuar, që e njeh shteti dhe që gjykatat e marrin pikërisht për këtë punë, për të bërë ekspertimin për të parë nëse zëri apo fytyra është e të njëjtit person. Pra ky proces në gjykatat shqiptare është rutinë”.
Nga ana tjetër një grup organizatash joqeveritare i kanë drejtuar një kërkesë publike të gjitha organeve të drejtësisë, që të verifikojnë çdo hap të procesit ndaj ish-gjyqtarit Guximtar Boçi.
Rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi u denoncua ne emisionin “Stop” ne televizioni “Klan” me shume se dy vite me pare.
Ceshtja ka kaluar ne nje kalvar te gjate gjyqesor dhe pas gjithe kesaj kohe jo vetem qe nuk ka patur nje process gjyqesor ndaj Guximtar Bocit, por ky kerkon dhe rikthimin ne detyre.
Me denoncimin e rastit Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin Guximtar Boçi. Prokuroria e Krimeve të Rënda që duhet te niste hetimet shpalli moskompetencë dhe e kaloi në Prokurorinë e Fierit. Prokurorja Elida Hoxhaj pushoi ceshtjen me nje vendim skandaloz. Gjyqtarja Okleda Liço (Manellari) e prishi këtë vendim dhe e riktheu dosjen për gjykim.
Liço i kërkoi prokurores Elida Hoxhaj që të bëjë hetim të thelluar për këtë dosje, duke përfshirë akt-ekspertimin për autenticitetin e zërit të gjyqtarit Guximtar Boçi dhe denoncueses R.I., sikurse e përcakton ligji. Madje, kërkoi që prokurorja Elida Hoxhaj të thërrasë dy personat e përfshirë për t’iu marrë dëshminë. Asnjë nga këto nuk ndodhi.
Prokurorja e Fierit Elida Hoxhaj e apeloi vendimin e gjyqtares Okleda Liço dhe ishte Gjykata e Apelit të Vlorës që e mbylli sërish çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës./abcnews.al



