Të paktën 12 banesa të përmbytura nga dalja e Vjosës, Rama shikon nga afër situatën në Ferras

schedule10:34 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:34 - 13 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e së hënës në Ferras të Fierit ku mbi 10 banesa përfunduan nën ujë nga dalja e Vjosës. Mësohet se pas Ferrasit, kryeministri do të vizitojë Novoselën ku po ashtu pati probleme nga dalja e lumit nga shtrati.

Ndërkohë, kryeplaku Zani Hyka është shprehur për mediat shtëpi të përmbytura mund të jenë 12 ndërsa shton se dëmi i bërë është kolosal.

Sipas tij, banorët e rrezikuar u larguan nga banesat me ndihmën  e ushtrisë kurse pati edhe nga ata që përfunduan në spital.

“Në zonën e fshatit janë bërë dëme kolosale. Sipas atyre që unë parashikoj, probleme me përmbytjen ka zona që është në krahun e lumit. Si shtëpi mund të jenë 10-12 shtëpi të përmbytura. Ka dhe nga ato që kanë bagëti dhe i kanë marrë masat.” /abcnews.al/