Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do ta pushtojë Rusia, Ukrainën? Përgjigjet Putin

schedule10:40 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 10:40 - 9 Dhjetor, 2021

Vladimir Putin e cilësoi pyetjen si provokuese kur, gjatë një konference të përbashkët me Kyriakos Mitsotakis, kur u pyet nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën.

“Është një pyetje provokuese,” tha Presidenti Putin,  duke thënë se “Rusia ndjek një politikë paqësore dhe të drejtën për të garantuar sigurinë e saj. Por ne nuk mund të mos shqetësohemi për pranimin e Ukrainës në NATO.”

Vladimir Putin shprehu shqetësimin e Rusisë, duke kujtuar pranimin e Rumanisë në NATO dhe instalimin e sistemeve raketore me rezultatin se “infrastruktura e NATO-s po i afrohet kufijve tanë”.

Duke theksuar se kjo mund të përsëritet në Ukrainë, ai theksoi se është e pamundur të mos shqetësohesh”, tha presidenti rus, duke shtuar se ai pranoi propozimin e Biden për të ngritur një komision për të shqyrtuar këtë çështje.

Vladimir Putin e quajti gjithashtu të papranueshëm zgjerimin e NATO-s në Lindje, duke përmendur një bllok ushtarak me një politikë konflikti kundër Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!