Pas SHBA e Australisë, Britania e Madhe është vendi i radhës që ka vendosur bojkot diplomatik në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Kryeministri britanik Boris Johnson këtë të mërkurë ka thënë se kundërshtonte bojkotimet që përfshijnë atletët, por Britania do të bojkotonte në mënyrë diplomatike Olimpiadën.
“Do të ketë efektivisht një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Asnjë ministër nuk pritet të marrë pjesë dhe asnjë zyrtar “ u tha Johnson ligjvënësve.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se po organizonte një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të ardhshme në Pekin për të protestuar kundër abuzimeve kineze të të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër Kina është zotuar të reagojë me “kundërmasa të forta”./abcnews.al