Edhe Tirana u bë pjesë e debatit sureal si 196 qytete nga 70 vende të botës. Enkelejd Zonja shpjegon eksperiencën e tij nën efektin e surealizmit në veprën artistike. Piktori i njohur bashkëkohor në një intervistë për ABC News rrëfen edhe ndikimin nga soc-realizmi, historia dhe e shkuara në krijmtarinë e tij si dhe projektet më të afërta.
Enkelejd Zonja, tashmë është një emër i njohur në artin bashkëkohor, e ku shpesh ai provokon përmes së shkuarës, përkthyer në situata të së tashmes. Zonja u bë pjesë e një debati gati global mbi surealizmin, pjesë e CreativeMornings. Ku 196 qytete nga rreth 70 vende të botës diskutuan rreth sureales.
Enkelejd Zonja, rrëfeu eksperiencën e vet kreative. Surpriza që na bën apo i bëjmë realitetit nëpërmjet kompozimit të gjendjeve, ku arsyetimi racional mohohet.
Sapo përmend emrin e artistit Enkelejd Zonja të shfaqet si deja-vu puna “Vizitë në plagë”, ku disa burra shfaqen duke i futur dorën në zemër ish-diktatorit Hoxha, tashmë kjo tablo është kthyer në vulë për të.
E shkuara, soc-realizmi dhe jeta e Shqipërisë komuniste, ka qënë shpesh në fokus të punëve të realizuara nga artisti.
Historia e vendit ëshë thelbësore në artin e Enkelejd Zonjës megjithëse neëzanafillë, ai pranon se nuk ishte koshient, por çdo gjë më pas erdhi natyrshëm duke e kthyer në epiqendër të pikturës së tij.
Shkëndijat për artistin janë nga më të çuditshmet, disa foto të shkrepura në një panoramë urbane, apo çaste të mbetura në subkoshiencë, të gjitha këto i sheërbejnë Enkelejd Zonjës për të krijuar një vepër arti, por procesi i transformimit me gjuhën e bojërave nuk është i lehtë në studio.
Shqipëria është burim i fuqishme ngacmimesh artistike sipas piktorit.
Shpesh forma e të kompozuarit në pikturën e Enkelejd Zonjës janë teatrale. E shkuara gjithnjë kureshton jashtë. Por cila është fusha e kërkimit të tij artistik aktualisht? Ndërkohë që ekspozitën me të afërt do e ketë në Singapor muajin e ardhshëm.
Imazhet nëpër të cilat kaloj dhe kontekstin që më rrethon i shtyj si fillim të vendosen në një lloj kaosi, më pas përzgjedh prej tyre momente. Besoj se vetëm kështu mund të krijoj një mjedis aksidental, i cili për një publik të mundshëm është kaos, një kaos i ri në kanavacë. Kompozimi bëhet vendi ku personazhet përballen papritur, shprehet artisti./abcnews.al