Presidenti Trump rivendos Korenë e Veriut në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

schedule20:17 - 20 Nëntor, 2017

schedule 20:17 - 20 Nëntor, 2017

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. NJoftimi është bërë nga vetë presidenti Donald Trump që tha se administrata e tij do të bëjë publike sanksione të reja më të ashpëra kundër Penianit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po e rivendosë Korenë e Veriut në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Vendimi i tij vjen nëntë vjet pasi Peniani u hoq nga lista. Në një mbledhje kabineti, Trump tha se ky veprim do të pasohet nga vendosje sanksionesh shumë të mëdha që do të nbjoftohen të martën.
Presidenti amerikan fajsoi programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe për mbështetjen e atyre që ai i cilësoi si akte ndërkombëtare të terrorizmit. Ndërsa po jepte vendimin, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë”.

Trump nënvizoi se Koreja e Veriut “përkrahu në mënyrë të përsëritur aktet ndërkombëtare të terrorizmit” dhe shtoi se regjimi duhet të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe gjithashtu të ndërpresë programin e saj të armëve bërthamore.
Nga ana tjetër, Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un vazhdon të zhvillojë armë bërthamore dhe programet e raketave në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lideri Suprem nuk ka mbajtur sekret planet e Penianit për të zhvilluar një raketë të aftë për të arritur në kontinentin e SHBA. Muajin e kaluar, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis tha se kërcënimi i një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut po rritet. Njoftimi i fundit, vjen pas rikthimit të presidentit amerikan nga turi Aziatik./abcnews.al