Analisti Skënder Minxhozi thotë se paketa fiskale e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ishte një ndërhyrje e nevojshme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se me këtë paketë, Rama po mundohet ta shërojë ose ta zbusë sadopak krizën sociale.
Minxhozi shtoi se do duhet të bëhet më shumë në arsim dhe shëndetësi.
“Më vjen mirë që kjo qeveri meriton në këto 13 vite të quhet e majtë. Politikat i ka pasur më shumë djathtas. Ne kemi kaluar një tërmet, pandemi, dhe dy luftëra në 6 vjet. Duhej marrë seriozisht qeverisja e vendit me këtë krizë sociale. Pjesa e sipërme e një pakice popullate shkojnë më sipër dhe shtypet si sanduiç shtresa e mesme, që ka tendencë për t’u bashkuar me shtresën poshtë. Në Shqipëri, ndodh diferenca mes shtetit me të ardhura më të ulëta dhe çmimet e mallrave të konsumit, më të larta. Me këtë paketë sociale, mundohet ta shërojë ose ta zbusë sadopak. TVSH e ushqimit dhe taksa e qarkullimit. Është vënë në 2011 dhe po hiqet pas 15 vitesh. Rama ka ndjerë që ka nevojë për ndërhyrjen e këtyre përmasave. Do doja gjithashtu të shihja një zbatim rigoroz të tyre. Do duhet më shumë në arsim dhe shëndetësi të bëhet diçka”, theksoi ai./abcnews.al


