Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa fiskale 2027/ Leka: Vëmendje shëndetësisë dhe arsimi! Çupi: Kemi të bëjmë me një shtet social

schedule21:12 - 28 Tetor, 2026

schedule 21:12 - 28 Tetor, 2026

Diskutimi për Paketën Fiskale 2027 është përqendruar te prioritetet e buxhetit, me fokus të veçantë te arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale.

Të ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Martin Leka dhe Frrok Çupi kanë ndarë këndvështrime të ndryshme mbi orientimin e shpenzimeve publike. Leka theksoi nevojën për më shumë fonde për arsimin dhe shëndetësinë, duke nënvizuar se arsimi kërkon investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në burime njerëzore.

Nga ana tjetër, Çupi vlerësoi se paketa i kushton më shumë vëmendje shtresave sociale, strehimit dhe studentëve, duke e cilësuar këtë qasje si një orientim drejt një shteti social, ku prioritet merr individi dhe nevojat e tij.



Martin Leka: Buxheti për arsimin dhe shëndetësinë duhet të jetë shumë më i madh. Sidomos për arsimin, sepse nuk duhen vetëm shkolla të reja, por edhe në burime njerëzore. Kjo paketë i kursen disa para për Shehajn, çon në Universitet Qorin dhe Lapajn e dërgon në Sarandë për të marrë gomat në det.

Frrok Çupi: Janë disa rregullime dhe fokuse të tjera. Është shëndetësia që ka marrë një vëmendje të madhe. Buxheti për arsimin është shtuar shumë. Ka ndryshuar baza për raportet, kemi të bëjmë me një shtet social. Parësore ka çështjet sociale, strehimi, studentët dhe më pas është shëndetësia. Nuk ka qenë më parë kështu. Kjo është shumë e rëndësishme. Ajo që është vërë re është se hera e parë që shteti kujdeset më pak për veten dhe kujdeset për individin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!