Analisti Skënder Minxhozi thotë se protesta e flamingove i shkaktoi dëm opozitës, pasi u shfaq si një lëvizje qytetare dhe mblidhte njerëz.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se dyzimi i Berishës me protestën, është një ndër momentet ekzistenciale të opozitës.
Minxhozi shtoi se gjithë kupola drejtuese e opozitës, është ose në burg, ose në gjyq.
“Që në fillimet e protestës së flamingove, si efekt të parë, shkaktoi dëm ndaj opozitës, u shfaq si opozitë nga rruga, si lëvizje qytetare, prezencë paralele që opozita kishte kohë që nuk e organizonte dot. Ia mori fushën PD. Detyroi që PD, fillimisht, pastaj edhe zyrtarisht, thanë na morën bazën. Filloi të çonte deputetë të tij, përpiqeshin të hiqeshin sikur ishin vetë organizatorë. Në fund, reparti i sulmit nuk ka nevojë për të organizuar masa të mëdha njerëzish. Dyzimi i Berishës me protestën, është një ndër momentet ekzistenciale të opozitës. Unë nuk gjej paralele tjetër përveçse te dyzimi tjetër i madh dhe i Berishës, që është ai ndaj SPAK. Ndaj të dyja entiteteve, opozita e sotme ka këtë qasje, për sa kohë dëmtojnë qeverinë, janë të mira. Kur më dëmtojnë mua, bëhen të këqija. Berisha dhe të tjerët në PD, kanë këtë qasje ndaj SPAK.
Kur thërrasin ministrat dhe deputetët socialistë, i ke të parët duke lavdëruar, duke e nxitur SPAK dhe GJKKO. Kur ne konstatojmë që e gjithë kupola e opozitës së sotme zyrtare, është ose në burg, ose në gjyq, ose në gjyq dhe burg bashkë. Pa ata të tre nuk ka opozitë zyrtare, PD, PL, PR. Ajo ngrehinë nuk ka sigla të tjera më. Edhe e lavdërojnë, edhe e kemi hall. Të njëjtën gjë edhe me protestën. Ne mund ta ndajmë edhe në dy palë, politika tradicionale dhe risqet që vijnë nga gjërat e reja, Kemi dy politikanë tradicionale, njëri me shpërthimet e veta dhe tjetri me një paketë, që të dy i janë futur paralelisht protestës. Duket se ka bërë bashkë edhe këto dy persona, Berisha u përpoq sot ta vriste protestën. Edhe Rama nga ana e tij, vë ato letrat, që e di që do ia djegin dhe do ia përmbysin. Protesta, e ardhmja nuk dihet, por e ka kaluar testin e rezistencës dhe kohëzgjatjes”, theksoi ai./abcnews.al


