Në 24 orët e fundit është rritur numri i rasteve me COVID në Kosovë.
Nga 1.424 testime të kryera janë raportuar 16 raste të reja pozitive me këtë virus. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.
Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 320.

