SHBA paralajmëron Rusinë në rast të një sulmi në Ukrainë

schedule15:13 - 30 Nëntor, 2021

schedule 15:13 - 30 Nëntor, 2021

Një sulm i mundshëm nga Rusia në Ukrainë do të ketë “pasoja të rënda”, sipas një paralajmërimi nga Shtetet e Bashkuara. Paralajmërimi i SHBA-së vjen ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s priten të takohen për të diskutuar synimet e Moskës.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken pritet të informojë 29 nga homologët e tij mbi rolin e inteligjencës amerikane në krahun lindor të NATO-s dhe Ukrainën, e cila nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Në një konferencë për shtyp me homologun e tij letonez Edgars Rinkevics në Riga para fillimit të takimit dy-ditor, Blinken shprehu shqetësimin për lëvizjet “e pazakonta” të trupave ruse.

“Çdo përshkallëzim nga Rusia do të ishte një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara si dhe për Letoninë dhe një sulm i ri i mundshëm do të kishte pasoja të rënda,” tha ai.

Moska nga ana tjetër ka mohuar akuzat se po përgatitet për një sulm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!