Ferran Torres është objektiv i Barcelonës për merkaton e janarit. Sulmuesi, i cili ende nuk është rikuperuar, e dëshiron gjithashtu kalimin te katalanasve.
Sipas Mundo Deportivo Torres e do këtë lëvizje për shkak të konkurrencës së madhe në sulm te Manchester City.
Gjithsesi Manchester City nuk e lë kollaj të ikë sulmuesin. Për Ferran Torres ata pretendojnë 80 milion euro për kartonin.
Kjo shifër është e papërballueshme për Barcelonën në këto momente, për shkak të krizës financiare. / abcnews.al

