Dy qeveritë e Shqipërisë dhe e Kosovës këtë të premte zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët.
Mbledhja mes dy qeverive do të zhvillohet në Elbasan, ku delegacioni i Kosovës pritet që të mbërrijë rreth orës 09:45.
Ndërkohë sipas agjendës së bërë publike, mësohet se përveç mbledhjes së përbashkët me të gjithë kabinetin qeveritar do të ketë dhe një takim mes dy kryeministrave Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Agjenda e plotë:
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
- Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë.
Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme.
Në mbledhjen e dy qeverive marrëveshjet të cilat do të firmosen, do të prekin fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik dhe konsullor, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura./abcnews.al