Policia e Shtetit ka publikuar listën e 22 personave më të kërkuar prej saj në qarkun e Tiranës. Një pjesë e të kërkuarve shoqërohen me foto, e për disa ky identifikim mungon.
Të 22 personat janë dënuar për vrasje. Për 4 prej tyre, masa është me burgim të përjeshtëm, ndërsa të tjerët kanë dënim nga 20 deri në 25 vite burg.
Në postimin në rrjetet sociale, policia e shtetit fton qytetarët që kanë dijeni për vendndodhjen e tyre, të ndihmojnë në sigurinë publike, duke telefonuar policinë, e cila u garanton anonimatin./abcnews.al