Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka ripërsëritur sërish bonusin e bebes për të gjithë ato familje që gëzojnë ardhjen në jetë të një fëmije.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 kanë ardhur në jetë 36 238 fëmijë të cilët kanë marrë bonusin e bebes të mbështetur nga programi i mbrojtjes sociale.
Ai gjithashtu ka theksuar se dhe në buxhetin e 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.
“ 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes?
Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, ?40,000 lek për fëmijën e parë, ??80,000 për fëmijën e dytë dhe ???120,000 për fëmijën e tretë.
Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur?
#FëmijëtTëParët”, shkruan Rama./abcnews.al