NYT: SHBA paralajmëron aleatët se Putin po përgatit sulm ushtarak në Ukrainë

schedule15:50 - 20 Nëntor, 2021

schedule 15:50 - 20 Nëntor, 2021

Shërbimi amerikan i inteligjencës dhe ai britanik, janë gjithnjë e më të bindur se Vladimir Putin po përgatit një sulm ushtarak për të marrë nën kontroll një zonë më të gjerë të Ukrainës ose për të destabilizuar vendin duke projektuar një qeveri më pro Moskës.

New York Times raporton se agjentët sekretë amerikanë kanë paralajmëruar aleatët se ekziston një dritare e përkohshme dhe e vogël për të parandaluar një sulm të tillë, duke shtyrë vendet europiane që të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një paketë sanksionesh ekonomike dhe masash ushtarake për të frenuar Kremlinin.

Shërbimet amerikane të inteligjencës, sipas burimeve amerikane dhe europiane të New York Times, i kanë thënë vendeve aleate se Putin është gjithnjë e më nën presion pas procesit të paqes së miratuar me Francën dhe Gjermaninë pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së revoltës separatiste të Donbas.

Lideri i Kremlinit vazhdon të dërgojë trupa ushtarake në kufirin me vendin fqinj, për të siguruar një rrugë tokësore mes Ukrainës lindore dhe Krimesë. Analistë amerikanë besojnë se Putin i sheh muajt e ardhshëm si momentin e vetëm për të vepruar duke përfituar nga dalja nga skena e Merkel dhe rritjes së çmimeve të energjisë, që mund të kufizojë mbështetjen e Europës – që varet kryesisht nga furnizimi rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!