Një avion luftarak F-16 është shkrumbuar plotësisht në aeroportin e Andravidës në Greqi. Motori i tij ka marrë flakë teksa ishte drejt uljes, në pistën e aeroportit ushtarak.
Piloti arriti të dilte jashtë i sigurt. Avioni luftarak po kthehej në bazë pas një fluturimi stërvitor. F-16 Block 52+ është një nga avionët më modernë të Forcave Ajrore.
Pritet një hetim për shkaqet e këtij incidenti që për pak mund të kishte marrë përmasa tragjike.
Piloti u transportua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm 251 të Aviacionit për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor. /Abcnews.al