Pas vizitës në Kosovë komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn ka programuar të takohet me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Konfirmimin e bën ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca.
“Ky takim vjen në një moment kur është me rëndësi të madhe vijimi me vendosmëri i ecurisë së reformave, të cilat janë të nevojshme për të ecur përpara drejt rrugës së Bashkimit Europian”, thuhet në një njoftim për shtyp të Komisionit Europian.
Në rrjetet sociale ambasadori Soreca shkruan se ky takim zhvillohet për të vlerësuar së bashku ecurinë e përpjekjeve të vazhdueshme për reforma, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm./abcnews.al