Pas 55 vitesh, dy persona të cilët u akuzuan dhe vuajtën dënimin me burg për vrasjen Malcolm X, janë shpallur të pafajshëm. Sipas New York Times, vendimi është marrë pas 22 muajsh hetimesh për vrasësit e vërtetë të liderit të të drejtave civile.
Vendimi u mor nga prokurori i Manhatan, i cili pranoi se ishin kryer gabime të rënda nga ana e hetuesve të FBI-së dhe departamentit të policisë së New York, gjatë procesit të të dyshuarve, duke mbuluar një pjesë të provave. Prova që do i kishin shfajësuar ata.
Për këtë arsye prokurori i kërkoi falje familjeve të atyre që kanë kaluar mbi 20 vite të jetës së tyre në një qeli burgu, për një krim që nuk e kishin kryer. Në këtë mënyrë hapet dhe rruga për një rishikim të fakteve të ndodhura në 21 shkurt të 1965-ës kur tre burra afro-amerikanë, qëlluan me armë zjarri ndaj Malcolm X.
Lideri i lëvizjes anti raciste, ndërroi jetë në sytë e bashkëshortes shtatzënë dhe tre vajzave të tyre. Ishte 39 vjeç. Faktet e rindërtuara në proces nuk kanë qenë asnjëherë bindëse, dhe përgjatë viteve janë kundërshtuar nga historianë të ndryshëm.
Aziz i cili doli nga burgu në 1985-ën, sot është 83 vjeç, ndërsa Islam pasi doli nga burgu në vitin 1987 ndërroi jetë në vitin 2009.
/abcnews.al


