Rreth 30 për qind e punonjësve shëndetësore, gati një në tre nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, sipas studiuesve në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilët analizuan të dhënat nga 2,086 spitale.
Studimi, i publikuar në American Journal of Infection Control,përfshin të dhënat deri në shtator të këtij viti. Sipas studimi, vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në spitale u rrit nga 36% në 60% në periudhën janar-prill 2021, por më pas u ngadalësua ndjeshëm, duke arritur në 70% në shtator.
Normat e vaksinimit janë më të larta në spitalet e fëmijëve (77%), si dhenë qytetet e mëdha dhe zona metropolitane (71%), krahasuar me ato në periferi dhe periferike (63% deri në 65%). Ekspertët vunë në dukje se “profesionistët shëndetësorë” luajnë një rol kritik në ndikimin e fushatës së vaksinimit në komunitetin më të gjerë dhe gjithashtu janë më të rrezikuar që të infektohen dhe të transmetojnë Covid-19 në mjedisin e tyre të punës”.
/abcnews.al


