“Krim i tmerrshëm”, çfarë shkruajnë mediat greke për vrasjen e 8 vjeçarit në Fier

schedule17:47 - 17 Nëntor, 2021

schedule 17:47 - 17 Nëntor, 2021

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo në Grecalli të Fierit ka tronditur jo vetëm opinionin shqiptar por edhe atë grek.

Mediet e huaja i kanë dhënë zë vrasjes së të miturit nga fqinji i tij Klodian Çalamani 38 vjeç. Ky i fundit e rrëmbeu, e vrau me lopatë dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë.

“Tmerr në Shqipëri, fëmija 8-vjeç vritet më lopatë nga fqinji’, nis kështu shkrimi në protothema.gr. “Krimi i tmerrshëm”, shkruan një medie tjetër.

Newpost.gr e ka quajtur makabre ngjarjen e rëndë, ndërsa përcjell detajet e këtij krimi makabër.

Abcnews.al e ka raportuar hap pas hapi zhvillimet mbi vrasjen. Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Lexo edhe: Me xhup të kuq mbi biçikletë, dalin pamjet e fundit gjallë të Mateos para se fqinji ta groposte

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

38 vjeçari  ishte një personazh i njohur me policinë pasi 15 vite më parë rrëmbeu një vajzë 16-vjeçare në shtëpinë e tij në bashkëpunim me të motrën. be.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!