Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Me xhup të kuq mbi biçikletë, dalin pamjet e fundit gjallë të Mateos para se fqinji ta vriste

schedule16:10 - 17 Nëntor, 2021

schedule 16:10 - 17 Nëntor, 2021

“ABC” ka siguruar videon e kamerave të sigurisë që kanë kapur momentet e fundit gjallë të Mateos së vogël në Fier përpara se fqinji ta rrëmbente, vriste me kazmë dhe ta groposte. Kamera e sigurisë së një banese ka fiksuar momentet kur Mateo i veshur me një xhup të kuq dhe mbi biçikletë lëviz në rrugën pranë shtëpisë së autorit.

Në momentin që fëmija u fut në shtëpinë e Klodian Çalamanit nuk doli më gjallë, pasi 38-vjeçari i mori jetën dhe e groposi në cepin e shtëpisë. Pas disa orësh kërkime, policia arriti që “gozhdonte” autorin duke e detyruar që të rrëfente ngjarjen. Sot 8-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga i gjithë fshati./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!