Uashingtoni ka theksuar edhe njëherë qëndrimin kundër sistemit rus S-400 në Turqi. Departamenti amerikan i shtetit hodhi poshtë propozimin e ministrit turk të mbrojtjes Hulusi Akar, cili kishte deklaruar se Ankaraja do ishte e gatshme të miratonte “modelin grek S-300” si një zgjidhje kompromisi, që do të lejonte tejkalimin e problemit të krijuar nga S-400.
Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit sqaroi se ligji CAATSA që hyri në fuqi më 2 gusht 2017 mbulon të gjitha transaksionet e rëndësishme me industrinë ruse të mbrojtjes.
Siç shpjegoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, “Turqia është i vetmi vend i NATO-s që është përfshirë në një furnizim të ri të rëndësishëm të sistemeve të armëve ruse që nga krijimi i CAATSA. I bëjmë thirrje Turqisë të mos mbajë S-400”.
“Disa aleatë të tjerë të NATO-s po menaxhojnë pajisje ushtarake ruse ose sovjetike, të blera vite ose dekada përpara se të krijohej CAATSA,” tha ai. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Turqisë në çdo nivel dhe mundësi të shmangë blerjen e pajisjeve ushtarake shtesë ruse,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.