Tre persona janë vënë në pranga dhe 14 të tjera janë proceduar penalisht me vijimin e operacionit policor “Fati i lojërave” . Bëhet e ditur se policia pas kontrolleve të kryera ka zbuluar se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, ushtroheshin lojëra fati dhe konsumohej lëndë narkotike.
Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë Ardi Muçaj 45 vjeç, Vangjush Manaj 40 vjeç dhe Gazment Kajolli 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qira nga V. M., 40 vjeç dhe punonjës A. M., 45 vjeç, policia gjeti 14 qytetarë duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit.
Ndërsa një klienti, G. K., 45 vjeç gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular. /abcnews.al/