Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

860 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid në Kosovë

schedule15:14 - 26 Mars, 2021

schedule 15:14 - 26 Mars, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 860 raste të reja.

IKSHPK njofton se  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 860 raste pozitive.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid



86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!