Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se vijojnë shtrimet e personave të prekur me koronavirus në spitalin Infektiv.
Sipas Ministrisë aktualisht te “Infektivi”po trajtohen 78 pacientëve, 9 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Lexo edhe: Humbin jetën nga koronavirusi 3 persona, shkon në 69 numri i viktimave
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit Ministria raportoi se janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Lexo edhe: 1 034 të sëmurë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin, zonat nga ku duhet të rrini larg
Në total numri i të infektuarve në vend rritet në 2, 662.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se ditën e sotme kanë humbur jetë edhe 3 persona me Covid-19. Në total numri i viktimave në Shqipëri është 69.