6 oficerë policie në SHBA akuzohen se kanë përdorur dhunë gjatë protestave

schedule09:46 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:46 - 3 Qershor, 2020

Gjashtë oficerë policie në  Atlanta akuzohen për  dhunë gjatë arrestimit të dy studentëve në një protestë të shtunën, njoftoi të martën Prokurori i Qarkut Fulton, Paul Howard.

Oficerët u filmuan në qendër të qytetit Atlanta duke thyer xhamat e një automjeti, duke nxjerrë me force  një grua nga makina dhe një burrë. Të dy personat u identifikuan më vonë si studentë të kolegjit në Spellman dhe Morehouse,  dhe po ktheheshin nga protestat që kërkonin t’i jepnin fund dhunës policore kundër qytetarëve me ngjyrë.

 

Oficerët kanë afat deri më 5 qershor të dorëzohen, tha Howard.

Ndërsa ne rishikojmë videon, forca e përdorur nga oficeri kundër studentes është e tepër,tha një nga oficerët.

Njëri prej oficerëve shkruajti në një raport policor se ai përdori armën e tij sepse nuk ishte i sigurt nëse Pelegrin apo Young ishin të armatosur./abcnews.al