6 Marsi/ Rama mbledh Kryesinë e PS në seli, priten emrat e 6 kandidatëve për zgjedhjet lokale

schedule13:04 - 28 Janar, 2022

schedule 13:04 - 28 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Kryesinë në selinë e Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje pritet të organizohet në orën 17:30. Mësohet se në fokus të mbledhjes së Kryesisë do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Këto zgjedhje do të mbahen në 6 mars, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë. Pritet që sot PS të vendos edhe për emrat e kandidatëve në këto 6 bashki.

/abcnews.al/