Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19 mbërrijnë në Kosovë

schedule10:29 - 12 Maj, 2021

schedule 10:29 - 12 Maj, 2021

UNICEF-i, programi në Kosovë këtë të mërkurë ka bërë me dije se në Kosovë kanë mbërritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndër të tjera në njoftimin e UNICEF bëhet me dije se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës



Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!