37-vjeçari në Tiranë përplas me motor një të moshuar që po lëvizte me biçikletë

schedule11:56 - 18 Maj, 2022

schedule 11:56 - 18 Maj, 2022

Një 37-vjeçar në Tiranë ka përplasur me motor një të moshuar që po lëvizte me biçikletë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit.

A.T., 37 vjeç, ka aksidentuar 72-vjeçarin H. B. Për pasojë, i moshuari ka marrë lëndime dhe ndodhet në  spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/