27 humbje jete dhe 866 raste të reja me koronavirus në Greqi

schedule18:23 - 12 Janar, 2021

schedule 18:23 - 12 Janar, 2021

Ditën e sotme janë regjistruar 866 raste të reja me koronavirus në Greqi dhe 27 humbje jete. 337 pacientë janë intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 234 (69.4%) e të intubuarve janë burra. 85.8% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Sa i përket fataliteteve nga fillimi i pandemisë me 27 që u shënuan sot ka shkuar në 5329 në total në Greqi, nga të cilat 3149 (59.1%) janë burra./ db/Abcnews.al