250 mijë emigrantë kthehen në atdhe, rradhë të gjata në Kapshticë dhe Kakavijë

schedule12:25 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 12:25 - 29 Dhjetor, 2019

Emingrantët kanë zgjedhur ti festojnë festat e fundvitit pranë të dashurve të tyre. Përgjatë kësaj jave, policia njofton se kanë hyrë në Shqipëri, përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Fluksi është shumë herë më i madh se vitin e kaluar. Gjithashtu, kemi marrë masa që të mos kemi radhë të gjata edhe gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë”, tha Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine.

Kakavijë, Kapshticë

Masat e marra nga Policia Kufitare eliminojnë radhët e gjata në hyrje.

Përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë./abcnews.al