Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehen kontrollet kufitare Shqipëri-Kosovë, radhë të gjata në Morinë

schedule10:14 - 1 Tetor, 2026

schedule 10:14 - 1 Tetor, 2026

Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rikthimi i kësaj procedure, e cila do të jetë në fuqi gjatë muajit tetor, ka krijuar menjëherë radhë dhe kolona automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Për qytetarët, rikthimi i kontrolleve konsiderohet i panevojshëm, ndërsa kërkohet një procedurë më e unifikuar gjatë gjithë vitit.



Për të shmangur radhët e gjata, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në pikën e kalimit të Morinit.

Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, regjimi i kalimit kufitar ndryshon në varësi të periudhës së vitit.

Kontrollet aplikohen nga 1 marsi deri më 30 prill dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor.

Ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kalimi kryhet pa kontrolle.

Procedura e kalimit pa kontrolle, sipas marrëveshjes, vlen vetëm për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!