“25 prilli”, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e ankimimeve të PD, LSI e Merxhanit në Gjirokastër

schedule11:28 - 31 Maj, 2021

schedule 11:28 - 31 Maj, 2021

Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimi i ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. Rasti i parë që shqyrtohet është ai i Gjirokastrës. Trupa e gjyqtarëve do të marrë në shqyrtim ankimimet e tre subjekteve PD- LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, të cilët kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Vetëvendosje Kreshnik Merxhani u shpreh përpara trupës së gjyqtarëve se vullneti i qytetarëve është ndryshuar ndërsa shtoi se disponohen video ku shfaqen persona të cilët shënjojnë në fletat e votimit.

Kurse, përfaqësuesi i PD në Kolegjin Zgjedhor Ivi Kaso është shprehur ndër të tjera se faktet që ka mbledhur ky subjekt zgjedhor mjaftojnë për t’i shpallur të pavlefshme zgjedhjet në këtë qark. Edhe sipas Kasos, në Gjirokastër është deformuar vullneti i lirë i popullit, pas shton ai, PS u ofroi benefite qytetarëve në këmbim të votës si dhe vuri në funksion të zgjedhjeve burimet shtetërore. /abcnews.al/