Është rritur numri i viktimave nga Covid në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 24 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 890 raste të reja nga 10.614 testime.
Ndërkaq betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 1 712 qytetarë duke e çuar në 123 852 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon, se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
Ndërkohë deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 26.688.e.su./abcnews.al


