2 mijë Paund për shqiptarët, dënohet shoferi i autobusit

schedule09:01 - 12 Shtator, 2019

schedule 09:01 - 12 Shtator, 2019

Një shofer autobusi është dënuar nga autoritetet britanike pasi u kap duke transportuar klandestinë shqiptarë. Mediat raportojnë se David James u dënua me 16 muaj burg për krimin që bëri.

Mësohet se ai tentoi të transportonte dy shqiptarë në Kent për 2 mijë Paund. Avokati i 31-vjeçarit deklaroi se e kishte kryer krimin për shkak të situatës së rëndë ekonomike. Por kjo nuk e ndaloi gjyqtarin e çështjes që ta dënonte të riun.

David James

“Kreve një krim kundër ligjit britanik për emigracionin për shumën e 2 mijë Paundëve. Pranove ta merrje rrezikun përsipër, me mjetet që lëviznin lartë e poshtë duke shpresuar se nuk do të të kapnin. Por kur të ndaluan, në bagazh zbuluan dy shqiptarë”, tha Rupert Lowe, i cili e dënoi 31-vjeçarin me 16 muaj heqje lirie./abcnews.al