Katër avionë me pasagjerë u rrëmbyen 25 vite më parë nga terroristët islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 11 shtator 2001, kamikazët rrëmbyen avionë amerikanë dhe i përplasën në dy qiellgërvishëset e qytetit të New York-ut, duke vrarë mijëra njerëz.
Katër avionë që fluturonin mbi pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrëmbyen njëkohësisht nga një ekip i vogël rrëmbyesish. Më pas ata u përdorën si raketa gjigante të drejtuara për të goditur ndërtesat ikonike të New York dhe Washington.
Dy avionë u përplasën me Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York.
Aeroplani i parë goditi Kullën Veriore në orën 08:46 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa aeroplani i dytë goditi Kullën Jugore në 09:03 të mëngjesit sipas kokës lokale.
Ndërtesat morën flakë, duke bllokuar njerëzit në katet e sipërme dhe duke përfshirë të gjithë qytetin me tym të dendur. Në më pak se dy orë, të dy kullat 110-katëshe u shembën në një re të madhe tymi.
Në orën 09:37, një aeroplan i tretë shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit, selinë e madhe të ushtrisë amerikane pranë Uashingtonit. Një avion i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani në orën 10:03 të mëngjesit pasi pasagjerët rezistuan.
Besohet se rrëmbyesit synonin të sulmonin ndërtesën e Capitol-itg në Washington.
2.977 persona humbën jetë, bashkë me 19 rrëmbyesit.
Të 246 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në katër avionë vdiqën, në Kullat Binjake, 2.606 njerëz vdiqën në vend ose më vonë nga plagët, dhe 125 njerëz vdiqën në Pentagon.

