Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“100 të vdekur në morg”, Rama akuza të forta ndaj gazetarëve: Ata te dera e Parlamentit janë në borxh

schedule12:11 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 12:11 - 18 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me një lumë akuzash ndaj gazetarëve, të cilët janë mbledhur jashtë Kuvendit për të kundërshtuar ligjin anti-shpifje.

Rama nga foktorja e Kuvendit u është drejtuar gazetarëve, duke i cilësuar si përgjegjësit kryesor dhe shkelësit e të drejtave të njeriu  për vdekjen e një personi, si pasojë e një lajmi të rremë.

Duke mos përmendur emra, Rama ka folur edhe përn një tjetër lajm të rremë sipas tij. “Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike, me familjarë që për një arsye ose një tjetër kishin humbur kontakt me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë”, tha kryeministri.



Ndërkaq, organizatat e gazetarëve i ka cilësuar si të rreme.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm si rezultat i atyre njerëzve që janë te dera e paralmemtit.  Ata që janë te dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut, janë shkelës së të drejtës së njeriut që mos i cënohet në publik integriteti i tij, janë shkelës së të drejtës për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë, shkelës së të drejtës së shoqërisë për të qene e mbrojtur nga pasojat katastrofike të lajmeve të rreme.Dikush nga ata atje dha lajmin se spitali po shembet.

Deri këtu mund të shkojë, efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa ansjë përgjegjësi. Liria e shtypit dhe fjalës për të thënë çfarë të duash, është edhe përgjegjësi. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike, me familjarë që për një arsye ose një tjetër kishin humbur kontakt me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë.

Po u jap raste shumë të freskëta, nuk po u flas për familjen time, nuk po u flas, për nënën, nuk po flas për vajzën tonë, nuk po flas për prindit e Ditmir Busatit, po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thonë të vërtetën e tyre, për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë Fb live me 1 mln ndjekës si unë. Nuk i kanë kushtet tona. Këtu e kam përr dhjetëra sipërmarrës që janë të detyruar të paguajnë që të heqin lajmin se qumështi është i helmuar, se specat sjellin deformime. Ata si mbrohen, në çfarë forme. Në formën që duhet të presin me shumë durim. Ndërkohë që një lajm i tillë u shkatërrom biznesin.

Kjo është një paketë që është konsultuar për 1 vit. Unë kam pasur bisedime edhe me arë kë Këshillit Europian. Jemi në presionin organizatave të rreme, Si organizata e Mero Bazes. Organizata të rreme fallto, si profilet falls në FB. Del te Rai 3 dhe flet për burjet që janë mbushur me gazetarë.

Hidhen si prostitua, i bëjnë prostituta këta, shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë kusarë matrapazë, këta dhe kjo nuk është çështje opinionesh.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!