Rama: Jemi në një laborator ku në kohë reale, algoritmi, simbolika e gënjeshtra prodhojnë fakte, përpjekje të dëshpëruara për të mohuar të vërtetën. Ajo që mbetet për t’u bërë është që ne të refuzojmë të ndjekim cdo dallgë. Të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin dhe jo sipas algoritmit. Të vazhdojmë përpara, të dëgjojmë patjetër që po. Askush nuk mund ta thotë që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuthen, por zgjedhja jonë është e detyruar, nuk është një nga disa zgjedhjet. Është të bëjmë cmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë, jo propagandën. Kemi një problem me shërbimet? Kemi patjetër, po sot janë mbi 3 milionë shqiptarë që 95% të tyre i marrin online. Në këtë 5 % kemi problematikë patjetër, po nëse marrim të mirëqenë, që njerëzit I dinë ato që janë bërë marrim të mirëqenë
Të vijojmë të korrigjojmë gabimet tonë, patjetër, të mësojmë nga njëri tjetri, të mësojmë aty ku mundemi gjithmonë. Por kemi një detyrë që nuk e ka askush tjetër. Kemi detyrën të ndërtojmë, shteti nuk ndërtohet duke bërë luftë në kanalet e algoritmave. Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë.



