Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori ‘ndizet’ me Holandë-Suedi/ Ekspertët analizojnë sfidën: “Tulipanët” favoritë, por ja ku çalon ekipi

schedule21:01 - 20 Qershor, 2026

schedule 21:01 - 20 Qershor, 2026

Ethet e Kampionatit Botëror zbresin sot në fushë me një përballje mjaft interesante të Grupit F, ku Holanda dhe Suedia do të masin forcat mes tyre. Kjo sfidë ka rrëmbyer vëmendjen e specialistëve të futbollit në vend, të cilët kanë analizuar formën e skuadrave dhe pritshmëritë për këtë turne.

Për specialistin e futbollit, Ermal Tahiri, Holanda po vjen në rritje dhe po dhuron spektakël, duke kaluar vështirësitë e ndeshjeve të para. Një ecuri pozitive të “tulipanëve” parashikon edhe futbollistja e kombëtares, Megi Doçi, e cila megjithëse veçon Francën si favoriten e saj kryesore, beson se Holanda ka cilësinë për të shkuar të paktën deri në gjysmëfinale, pasi skuadrat tashmë po studiojnë pikat e dobëta të njëra-tjetrës.

Nga ana tjetër, trajneri Gentian Mezani është i prerë në gjykimin e tij, duke deklaruar se Holanda mbetet një ekip i fortë dhe e meriton fitoren bazuar në lojën që prodhon. Ndërkohë, gazetari Bledar Kuka vë theksin te disiplina e jashtëzakonshme e publikut holandez dhe te filozofia e tyre e lojës:



“Kjo Holandë sot nuk ka emrat që ka pasur dikur, por nuk e ka ndryshuar kurrë traditën. Futbolli fitohet me ekip dhe sot shohim shumë pak gola individual”, u shpreh Kuka.

Ermal Tahiri: Holanda është ekip shumë i vështirë dhe po jep spektakël. Ndeshjet e para janë shumë të vështira, tani janë më mirë.

Megi Doçi: Çdo ekip ka pikat e dobëta të tij, skuadrat përpara se të përballen i shikojnë këto. Por Holanda gjithmonë ka dhënë ndeshje të mira. Gjermania, Spanja, Franca, e cila për mua prevalon. Unë them që Holanda do shkojë deri në gjysmë finale.

Bledar Kuka: Publiku holandez është një nga më të disiplinuarit. Kjo Holandë sot nuk ka pasur emrat që ka pasur dikur. Nuk e ka ndryshuar kurrë traditën e saj. Futbolli fitohet me ekip. Gola individual ti shikon shumë pak sot.

Gentian Mezani: Holanda është e fortë dhe e meriton fitoren dhe në bazë të lojës që bën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!